Durrës/ Atentat ndaj anëtarit të bandës së Lulzim Berishës - Bota Sot
Durrës/ Atentat ndaj anëtarit të bandës së Lulzim Berishës

Shqipëria

Durrës/ Atentat ndaj anëtarit të bandës së Lulzim Berishës

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 14:54
Foto

Një person është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Durrës.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës dhe i plagosuri është identifikuar si Julian Meçaj, i njohur dhe si person me precedentë penalë nga policia vendore.

Meçaj njihet si pjesë e bandës së Lulzim Berishës, i akuzuar për disa vepra penale. Në çastin e atentatit ai ka qenë në makinë e tij, tip “Range Rover”.

Menjëherë pas plagosjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Meçaj është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po kërkon në të gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...