Forcimi i bashkëpunimit, Marku pret përfaqësues të Prokurorisë gjermane

Shqipëria

Forcimi i bashkëpunimit, Marku pret përfaqësues të Prokurorisë gjermane

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:52
Pamje nga takimi

Prokurorja e  Përgjithshme, Arta Marku takoi në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme përfaqësues të Prokurorisë gjermane, përfaqësuar nga  Prokurori i Përgjithshëm i Mynihut, Gjermani, Reinhard Röttle, drejtuesi i Prokurorisë së Mynihut, Georg Freutsmiedl, drejtuesi i Prokurorisë së Landshut, Alfons Obermeier si dhe drejtues të tjerë të këtyre prokurorive.

Qëllimi i takimit ishte ndërtimi i një marrëdhënie pune më të mirë mes institucioneve, dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet e drejtësisë kriminale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, çështjet për diskutim u përqendruan në hetimet lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat