Certifikimi i pikave të agroturizmit, Klosi premton lehtësira fiskale

Shqipëria

Certifikimi i pikave të agroturizmit, Klosi premton lehtësira fiskale

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:14
Bledi Klosi

Nga Leskoviku ku ka pajisur me certifikatë një pikë agroturizmi, ministri Blendi Klosi bëri të ditur se bizneset që do të promovojnë turizmin do të përfitojnë një sërë lehtësish fiskale.

Pikat e agroturizmit që do të certifikohen nga Ministria e Turzimit do të përfitojnë një sërë lehtësish fiskale nga paketa e qeverisë, që nxit zhvillimin e biznesve që promovojnë turizmin.

Këtë fundjavë, ministri Klosi i dorëzoi certifikatën e agroturizmit një subjekti në Leskovik të Korçës.

Ministri vizitoi edhe disa nga dhomat që i shtohen kësaj pike agroturistike, duke ofruar mundësi të reja për të pritur turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat