Miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës

Shqipëria

Miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 10:59
Ilir Meta

 Komisioni i ligjeve ka prezantuar raportin për shkarkimin e presidentit që do t’i dërgohet Kuvendit.

“Presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në këtë komision. Kur kishte nisur fushata zgjedhore presidenti nxori dekretin e shfuqizimit të datës së zgjedhjeve.

Kërkesa e 55 deputetëve e bazuar. Kuvendit do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”, tha relatori, deputeti i PS-së Arbnor Shameti.

Me 13 pro dhe 1 kundër, ajo e Adriatik Alimadhit, votohet pro komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit.

Propozimi i komisionit të ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor do të diskutohet me debat në seancën e ardhshme të parlamentit më 4 korrik.

Braho: Jemi në dijeni të një vendimi të Kolegjit Zgjedhor. Ka cënuar sovranitetin e zgjedhësve. Presidenti nuk e ka shtyrë datën e zgjedhjeve, nuk ka caktuar asnjë datë. Do preferoja të ishte dhe dispozita përkatëse se çfarë është shkelur nga Kushtetuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat