Manastirliu: Ekskluzivitetin për monitorimin e zgjedhjeve e ka OSBE/ODIHR

Shqipëria

Manastirliu: Ekskluzivitetin për monitorimin e zgjedhjeve e ka OSBE/ODIHR

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:24
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ekskluzivitetin për monitorimin e zgjedhjeve e ka vetëm OSBE/ ODIHR. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Manastirliu u shpreh se Kongresi i Autoriteteve Lokale i KiE nuk ka mbajtur një qëndrim as mbi datën e zgjedhjeve dhe as mbi ligjshmërinë.

Ogerta Manastirliu: Kongresi i autoriteteve lokale nuk është shprehur as mbi datën e zgjedhjeve dhe as mbi ligjshmërinë e tyre. Duhet theksuar për gjithë qytetarët që na ndjekin që i vetmi institucion që ka ekskluzivitetin për monitorimin e zgjedhjeve është OSBE/ODIHR, i cili është shprehur dhe sot që ka vijuar monitorimin e procesit zgjedhor nëpërmjet vëzhguesve, madje në datën 30 numri i vëzhguesve do të jetë i shtuar.

Kongresi i Autoriteteve Lokale i KiE nuk mban një qëndrim as mbi datën e zgjedhjeve dhe as mbi ligjshmërinë e tyre sepse kjo nuk diskutohet që ligjshmëria është dhe zgjedhjet në 30 qershor do të bëhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat