Dhunë ndaj policëve që mbronin KZAZ-të në Mat, arrestohet 43-vjeçari

Shqipëria

Dhunë ndaj policëve që mbronin KZAZ-të në Mat, arrestohet 43-vjeçari

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:41
Foto

Policia e Matit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, i dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ-së nr.16 e 17,  dhe  ndaj punonjësve të Policisë. Në pranga ka rënë shtetasi  A.L, 43 vjeç, banues në Burrel,  për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” .

Ky shtetas në datë 19 qershor 2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 16 dhe 17, në Burrel dhe Klos, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit që mbanin në ruajtje KZAZ, dhe më pas kanë dëmtuar materialet zgjedhore.

Në përfundim të hetimeve nga ana e Policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Mat, ku me vendim të prokurorit, shtetasi A.L, do të hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit ka ndodhur edhe në Lezhë. Policia Bashkiake ka kërkuar lirimin e kabineteve nga ana e KZAZ-ve ku ruhen materialet zgjedhore. Njëkohësisht Policia Bashkiake  ka kërkuar që të takohet me anëtarët e KZAZ-ve të Lezhës, por këta të fundit nuk kanë pranuar që të dalin. Pas kësaj, Policia Bashkiake thotë se do të bëjë sërish kërkesë me shkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat