Dekreti i Metës për 13 tetorin, ja si e lexon Rama këtë datë

Shqipëria

Dekreti i Metës për 13 tetorin, ja si e lexon Rama këtë datë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:44
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social instagram ka ironizuar presidentin Ilir Meta për datën e re të zgjedhjeve lokale, dekretuar ditën e sotme.

Ky është leximi që i bën kryeministri Rama datës 13 tetor.

“E paska lëvizur datën me 8 ditë, se 21-shi i binte e hënë ose pastaj e ka lexuar si 2 ditë para ditëlindjes së 1-shit në 15 tetor, domethënë Doktorit, që e ka si shpirt kur shpirtin i’a merr peng paniku”,- shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat