Kush ja vuri zjarrin KZAZ-së në Bushat? Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës nxjerr emrin

Shqipëria

Kush ja vuri zjarrin KZAZ-së në Bushat? Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës nxjerr emrin

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 23:00
Foto

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjon Mazniku ka treguar se kush ja ka vënë zjarrin ZKAZ-së nr.6 në Bushat. I ftuar në emisionin ‘Opinion”, Mazniku tha se ky sulm është vepër e kryebashkiakut demokrat të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Ai tregoi se këto informacione i ka nga terreni.

“Burime nga terreni më informojnë se autorë të zjarrvënies aty kanë qenë Zef Hila me djalin e tij,”– tha ndër të tjera nënkryetari Arbjon Mazniku.

Mbrëmjen e sotme KZAZ-ja e Bushatit është sulmuar me bomba molotov. 3 policë kanë mbetur të plasgosur. Tom Doshi zotohet të zëvendësojë materialet zgjehdore. Policia shoqëron 9 persona dhe akuzon PD-në për sulmet.

Ndërsa PD-ja pretendon se asnjë nga agresorët nuk është militant i PD-së dhe nuk mban përgjegjësi për sulmet. Ministri Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama paralajmërojnë ndëshkimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat