Ramës ia zënë rrugën gazetarët, i lut shumë herë: A mund të më hapeni rrugën

Shqipëria

Ramës ia zënë rrugën gazetarët, i lut shumë herë: A mund të më hapeni rrugën

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 10:38
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në Qendrën e Votimit në Surrel, por pas votimit i doli një sfidë me gazetarët.

Ata patën disa pyetje të cilave iu përgjigj Rama, por derisa ai nisi të largohej, gazetarët insistonin me pyetje tjera.

Rama për tetë herë i kërkoi ta hapnin rrugën, ndërsa njëra nga gazetaret i tha se ia hap rrugën kur ai të përgjigjet pyetjes së saj.

Ai i tha gazetarëve se është në paqe me ata.

“Jam në paqe me ju, ju dua shumë, nuk më tundoni dot, jeni më të mirët. Akoma nuk e mësuat që rrugën nuk i nxihet askujt që është në të drejtën e vet”, tha ai.

Rama u pyet për ndjesinë e votimit në kohën e komunizmit.

“Ja dallimi i madh midis të shkuarës dhe të sotmes, sot të zë rrugën gazetarët dhe qofsh kush qofsh je i detyruar të kërkosh dhe të lutës, mund të më hapeni rrugën”, tha Rama./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat