Cërrik, Boçi: Administra po detyrohet të votojnë familjarisht

Shqipëria

Cërrik, Boçi: Administra po detyrohet të votojnë familjarisht

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:07
Luciano Boci

Ish-deputeti Luciano Boci denoncoi për median ambientet e papërshtatshme te qendrës së votimit 25-17 në lagjen Fermë në Cërrik, e cila rezulton të jetë një magazinë mjetesh të vjetra e hapur pa asnjë kusht sigurie. Ish-deputeti komentoi pjesmarrjen e ulët në votime të qytetarëve, si një mënyrë për të kundërshtuar sistemin totalitar.

Gjithashtu ish-deputeti denoncoi presionin, që sipas tij është duke iu bërë administratës për të marrë pjesë në votime, si dhe prezencën e Taulant Ballës i shoqëruar nga 15 mjete të tjera, në Cërrik si një formë presioni.

“Situata është në qiell të hapur.Kushtet brenda janë katastrofale, kjo qendër votimi është një simbo I këtyre zgjedhjeve. Në këto kushtet zhvillohen zgjedhjet farës të 30 qershorit në Shqipëri”, u shpreh Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat