Vijon procesi i numërimit, mësohen fituesit e disa bashkive

Shqipëria

Vijon procesi i numërimit, mësohen fituesit e disa bashkive

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 07:10
Ilustrim

Prej mbrëmjes së djeshme (30 qershor) vazhdon procesi i numërimit në të gjitha bashkitë e vendit, ndërsa në disa prej tyre ky proces ka përfunduar.

Procesi i votimit ka qenë i qetë ndërsa u vu re pjesëmarrja e ulët. Në përfundim të procesit të votimit, KQZ doli me shifra zyrtare, sipas të cilës në votim pjesëmarrja ishte 21.6 %, ose në total kanë votuar 771863 qytetarë.

Zgjedhjet vendore u bojkotuan nga partitë kryesore opozitare në vend.  Për herë të parë në këto zgjedhje në 31 bashki votohet për vetëm një kandidat për kryetar bashkie, atë të maxhorancës.  Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën dhe kanë vëzhguar procesin zgjedhor.  

Sipas KQZ kanë votuar 771863 votues nga 3536015 votues gjithsej. E përkthyer në përqindje, 21.6%. Shiko KETU

Ora 07:00 vijon procesi i numërimit në gjithë bashkitë e vendit

Ora 00:28 PUSTEC-Mbyllet numërimi në bashkinë e Pustecit, kandidati socialist Kolefski fiton me 780 vota plus.

Ora 23:30 pjesëmarrja sipas bashkive

1 Mal.Madhe 7600 vota ose 17.02%

2 Shkoder 15913 vota ose 9.67%

3 Vau Dejes 5166 vota ose 13.33%

4 Puke 3939 vota ose 32.65%

5 Fushe Arrez 2602 vota ose 28.74%

6 Tropoje 3997 vota ose 18.27%

7 Has 4343 vota ose 27.47%

8 Kukes 11598 vota ose 26.15%

9 Lezhe 15436 vota ose 8.93%

10 Mirdite 6200 vota ose 21.99%

11 Kurbin 7909 vota ose 13.87%

12 Mat 8068 vota ose 27.31%

13 Klos 5485 vota ose 35.17%

14 Bulqize 7500 vota ose 25.41%

15 Diber 16327 vota ose 28.75%

16 Kruje 16500 vota ose 26.47%

17 Durres 35062 vota ose 13.94%

18 Shijak 6000 vota ose 16.87%

19 Vore 6120 vota ose 20.88%

20 Kamez 10913 vota ose 10.95%

21 Tirane 171390 vota ose 25.86%

22 Kavaje 7784 vota ose 12.28%

23 Rrogozhine 5260 vota ose 16.71%

24 Peqin 5503 vota ose 18.48%

25 Belsh 6510 vota ose 25.93%

26 Cerrik 7048 vota ose 19.19%

27 Elbasan 39234 vota ose 23.56%

28 Gramsh 8947 vota ose 32.95%

29 Librazhd 12388 vota ose 37.52%

30 Prrenjas 8100 vota ose 32.49%

31 Lushnje 27243 vota ose 26.35%

32 Divjake 13000 vota ose 30.67%

33 Fier 41200 vota ose 25.38%

34 Patos 8804 vota ose 25.25%

35 Roskovec 7800 vota ose 31.18%

36 Mallakaster 6200 vota ose 19.66%

37 Ura Vajgurore 5900 vota ose 19.18%

38 Kucove 9880 vota ose 22.13%

39 Berat 14000 vota ose 17.56%

40 Poliçan 4750 vota ose 35.46%

41 Skrapar 4522 vota ose 32.58%

42 Pogradec 17655 vota ose 24.60%

43 Maliq 12005 vota ose 24.51%

44 Pustec 2417 vota ose 55.44%

45 Devoll 7724 vota ose 23.01%

46 Korce 21797 vota ose 20.02%

47 Kolonje 5005 vota ose 32.07%

48 Permet 4720 vota ose 28.99%

49 Kelcyre 2921 vota ose 30.54%

50 Memaliaj 4150 vota ose 25.87%

51 Tepelene 4646 vota ose 36.59%

52 Gjirokaster 11339 vota ose 26.37%

53 Libohove 1369 vota ose 23.36%

54 Dropull 2252 vota ose 11.26%

55 Vlore 31563 vota ose 19.50%

56 Selenice 6200 vota ose 23.22%

57 Himare 4165 vota ose 18.31%

58 Delvine 3047 vota ose 20.56%

59 Sarande 9261 vota ose 20.08%

60 Finiq 4000 vota ose 13.09%

61 Konispol 3486 vota ose 31.03%

Ora 23:15 Nis procesi i numërimit edhe në Libohovë

Ora 23:00 TEPELENË- Fillon numërimi i votave.

Ora 22:08 PUSTEC-Nis numërimi i votave, hapen tre kutitë e para

Ora 22:00 Deri në orën 19:00, sipas KQZ kanë votuar 771863 votues nga 3536015 votues gjithsej. E përkthyer në përqindje, 21.6%.

ORA 20:18 -Kryemadhi: Shqiptarët të refuzuan, bye bye Edi

Pas mbylljes së procesit të votimit, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se sot 85% e shqiptarëve refuzuan kryeministrin Rama.

Ora 20:00 Kutitë e votimit transportohen me makinë supermarketi

Ora 19: 45 “Tropoja i tha JO Edi Ramës”

Ora 19: 40 MALLAKASTER-  në kutitë e votimit vetëm një votë

Ora 19:36 TIRANË-Deri në orën 18:00, sipas KQZ kanë votuar 671255 votues nga 3536015 votues gjithsej.

Ora 19:41 TIRANË- Rama largohet nga PS për tu kthyer sërish në orën 21:00 ku do të ketë një konferencë për shtyp. Në selinë e PS-së vijon të qëndrojë kandidati për kryebashkiak, Erion Veliaj.

ORA 19:28 -Nis zhvendosja e kutive të votimit nga QV në KZAZ, ku do të bëhet edhe numërimi

ORA 19:16 TIRANË-Zguri: Votimet janë mbyllur, askush s’ka të drejtë të shkelë ligjin

Ora 19:12 KRUJË- Edhe pse ka përfunduar orari zyrtar, nuk janë mbyllur ende Qendrat e Votimit. KZAZ numër 20 është në pritje të kutive të para.

ORA 18:55 KORÇË- Braimllari: Sot votime të brendshme, u votua për strukturat e PS

Ora 18:47 SARANDE -Denoncimi i Kryetarit aktual të bashkisë Finiq: Emrat e votuesve janë shtuar me shkrim dore

Ora 18:45 KAVAJË-Mbyllet para kohe votimi në lagjen "Bukaq". Kryetari i Komisionit vendosi ta mbyllë Qendrën e Votimit për arsye të numrit të ulët të votuesve.

Ora 18:41 SHKODËR- Raportohet se në një Qendër Votimi rrugës për në Velipojë komisionerët i kanë mbushur vetë kutitë e votimit në një numër të konsiderueshëm. Qendra e Votimit është një bar- kafe.

Ora 18:39 KAVAJË- Dërgohen dy kuti votimi në KZAZ numër dy, në gjimnazin "Tre Dëshmorët". Raportohet se në 84 Qendrat e Votimit kanë votuar deri më tani 6700 votues nga 63 mijë që janë thirrur për të votuar.

ORA 18:38 Basha për “Al Jazeera”: Shqiptarët, të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar

Ora 18:31 LEZHË-Partia Demokratike në Lezhë deklaron se ka monitoruar dhe vazhdon të monitorojë proçesin pothuaj në të gjitha Qendrat e Votimit. PD paralajmnëron se çdo “lajthitje” e komisioneve të votimit në këtë orë të fundit do kontestohet fuqishëm ligjërisht dhe me argumenta të sakta. PD falenderon lezhjanët që sipas saj bojkotuan këtë farsë të turpshme të Partisë Socialiste.

Ora 18:27 BERAT- Raportohet se nuk po votohet më sepse nuk ka njerëz

Ora 18:26 KLOS-Komisionerët e PS-së godasin me leva dy vëllezër se i filmuan duke transportuar votues

Ora 18:25 SHKODER- Denoncimi i Voltana Ademit: Komisionerët në Bërdicë po plotësojnë fletët e votimit

Ora 18:24 TIRANË- Rama që pas votimit në Surrel po ndjek të gjithë procesin e votimit nga selia e PS-së.

Ora 18:23 KORÇË- Kreu i PD-së, Andrea Mano denoncon PS se po merr me dhunë qytetarët për të votuar. Mano thotë se ka raportime për blerje votash. "Në Ersekë vota u ble me 5 mijë lek të reja. Blerja e votës është dokumentuar" tha ai.

Ora 18:20 SKRAPAR- OSBE vëzhgon zgjedhjet

Dy përfaqësuesit e OSBE që kanë vëzhguar votimet në Lushnje kanë ndjekur votimin edhe në Skrapar, ku kanë qëndruar për pak minuta.

Ora 18:15 ELBASAN- Votat e Peqinit do të numërohen në Elbasan

Një ditë më parë është vendosur trasferimi i ambjentit nga Qendra Kulturore në Peqin në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani" në Elbasan. Kërkesa është miratuar nga KQZ.

Ora 18:11 LEZHË- Deri në orën 17 në Kurbin kanë votuar 11. 1 %,  në Mirditë 14.2% dhe në Lezhë  14.49%.

 

Ora 18:00 Ekskluzive RTV Ora: Në Tropojë komisioneri kapet mat duke nxjerrë fletët e votimit e nga kutia

 

Ora 17: 30 KUKES- Deri në orën 17:30 sipas perfaqesuesve te kzaz, nga 44 962 votues, kanë marrë pjesë 8800 persona, ose 19%. 

Ora 17: 00 VORE - Deri ne 16:10 nga KZAZ 26 raportohet se kane votuar 4524 votues nga 29 316.

Ora 16:25 - PD: Kamikazët e KQZ gënjyen, numri i pjesëmarrësve në votime 10%

Ora 16:00 - Te dhena zyrtare: Deri ne 15:00 kane votuar 15.05% 

Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 15.5% e votuesve. 

Zedhenesja e KQZ Drilona Hoxha ne nje deklarate per median u shpreh: "Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 15.5% e votuesve. Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxha informoi se deri tani kanë votuar 546 338 votues. Deri tani në Tiranë kanë votuar 117 mijë votues."

1. Malësia e Madhe - 4600

2. Shkodër - 8720

3. Vau Dejës - 4012

4. Pukë - 2709

5. Fushë Arrëz - 1959

6. Tropojë - 2405

7. Has - 2888

8. Kukës - 6900

9. Lezhë - 9441

10. Mirditë - 4350

11. Kurbin - 5014

12. Mat - 6810

13. Klos - 3020

14. Bulqizë - 5000

15. Dibër - 10083

16. Krujë - 13000

17. Durrës - 24584

18. Shijak - 3810

19. Vorë - 3550

20. Kamëz - 7412

21. Tiranë - 117108

22. Kavajë - 5140

23. Rrogozhinë - 4100

24. Peqin - 4200

25. Belsh - 5208

26. Cërrik - 5199

27. Elbasan - 27466

28. Gramsh - 7446

29. Librazhd - 8501

30. Prrenjas - 5769

31. Lushnje - 21746

32. Divjakë - 9796

33. Fier - 30440

34. Patos - 6906

35. Roskovec - 6319

36. Mallakastër - 5753

37. Ura Vajgurore - 5100

38. Kucovë - 7200

39. Berat - 11300

40. Poliçan - 3800

41. Skrapar - 2976

42. Pogradec - 11265

43. Maliq - 9770

44. Pustec - 1692

45. Devoll - 5435

46. Korçë- 13500

47. Kolonjë - 3950

48. Permet - 3654

49. Kelcyrë - 2100

50. Memaliaj - 3400

51. Tepelenë - 3632

52. Gjirokastër - 7230

53. Libohovë - 980

54. Dropull - 2109

55. Vlorë - 23899

56. Selenicë- 4550

57. Himarë - 3160

58. Delvinë - 1869

59. Sarandë - 6280

60. Finiq - 3315

61. Konispol -2852

Totali = 546382

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat