Zgjidhja e zgjedhjeve: A ka rëndësi ende partia Socialiste( social-komuniste) të qeverisë Shqipërinë me metodat staliniste?

Shqipëria

Zgjidhja e zgjedhjeve: A ka rëndësi ende partia Socialiste( social-komuniste) të qeverisë Shqipërinë me metodat staliniste?

Nga: Beqir SINA – New York Më: 1 korrik 2019 Në ora: 17:50
Edi Rama
"Ata që hedhin votën nuk vendosin asgjë, ata që i numërojnë votat vendosin gjithçka"……!
 
 Çdo të djelë, të hënë dhe të enjte, të shtunë e më mbas, deri në zgjedhjet e reja që do të na vinë nga Shqipëri, na vijnë lajmet, analizat dhe mendimet, që i kushtojn vëmendje, të madhe asaj : A u votua? Si u votua? Për kë ? Të majtët apo të djathtët ! Sa u shit apo u ble vota? Sa u manipulua vota? Sa u mbushën kutitë me flet votimi, edhe mbasi u mbyllën zgjedhjet? e tjer e tjera.  
 
Duhet, cekur qysh në fillim se nga 1991, e deri dje më 30 Qershor 2019, pra për 28 vjet me radhë sa her ka pasur zgjedhje në Shqipëri, ka pasur të njëjtin avaz që lidhet me pyetjet e më lartëme .
 
Stalini ka thënë: 'Nuk janë njerëzit ata që votojnë , janë ata që që do t'i numërojnë votat” ...' (marrë nga citimet e nje prej legjendave komuniste) : Një citim ky që i atribuohet Jozef Stalinit – mbas Luftës së Dytë Botërore, zgjedhjeve moniste nën regjimin komunist)
 
Konsideroni citatin e sipercituar, i cili i atribuohet gjegjësisht udhëheqësit komunist të Bashkimit Sovjetik Joseph Stalin që : "Nuk janë njerëzit që votojnë , janë njerëzit që i numërojnë votat", që t’u duket, pak kurioze se pse një diktator totalitar, i cili kurrë nuk ishte për zgjedhje publike, do të kujdesej edhe për votat e popullit. 
 
A mundet t'a imagjinonte ndonjher që vet Stalini do të humbte zgjedhje!? në Bashkim Sovjetik.
 
Kjo pyetje ia vlen sot edhe për udhëheqësin totalitar atë autokratin e Shqipërisë Kryeministrin Edi Rama, sidomos mbas 30 Qershorit, zgjedhjeve lokale të mbajtuara dje në Shqipëri : Pse ai bëri fushat ? Për kë, dhe më kë e bëri ai fushatën? me popullin e majtë – dhe me partinë Socialiste ? administratën qeveritare, apo me popullin shqiptar!
 
Por, se pyetja qëndron këtu sot 29 vjet mbasi që ai regjim dhe sistem ka rënë edhe në Shqipëri : A është kjo vetëm një mashtrim neto? apo a mund të ketë një kontekst  tjeter, që në të vërtetë do t'i atribuohet udhëheqësit të forces, asaj së të fortëtit të Partisë? I cili tani është nji i vetëm Edi Rama , kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, dhe Kryeministrit i Shqipërisë !
 
Zgjedhjet nën regjimet diktatoriale dhe totalitare…….!
 
Argumentet kundër mundësisë së mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, dhe për të folur për këto lloj zgjedhjesh, qysh nga Stalini e deri dje te Edi Rama, nuk mungojnë. Ngase, ato plotësisht bazohen në varacionet e citimit të Stalinit, dhe të fushatës së Edi Ramës, për votimet e 30 Qershorit, pikërisht me ato votimet e djeshme, dhe kur për të parë se për kë u votua?, për cfarë u votua?, kush votoi dhe kush numëroi?  dje në Shqipëri!
 
Zgjedhjet dhe votimet në të gjithë botën e majtë, e qendrës, apo e djathtë, sot janë ato mes dy apo më shumë alternativave, kandidatëve apo 'konkuruesve" në çfardo lloj zgjedhjesh qofshin ato politike apo adiministrative.
 
Por, Jo zgjedhje dhe votime si ato më 30 Qershor në Shqipëri, që madje nga makineria propogandistike e  Edi Ramës i vunë qysh në fushat në një supozim të gabuar, edhe për Uashingtonin dhe Brukselin, pikërisht bëhet fjalë vetëm për zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri.
 
Për këtë ia vlen të theksohet se ekziston më shumë se një version i deklaratës së atribuar Stalinit edhe asaj se si u bë fushata, dhe si u mbajtën zgjedhjet me 30 Qershor në Shqipëri me Edi Ramën. 
 
Si për shembull, ia vlenë dhe është një argument i pakundërshtushëm, ky variant më formal i cili është cituar të paktën sa herë që është diskutuar për atë sesi po bëhej kjo fushatë, dhe si po votohej me 30 Qershor në Shqipëri : "Ata që hedhin votën nuk vendosin asgjë, se janë ata që i numërojnë votat vendosin gjithçka", që i bie të jetë vetëm Edi Rama dhe PS-ja.
 
Një burim historik, për një version të citimit të Stalinit – vjen tani mbas 75 vjetëve në Shqipëri, dhe 29 vjet kur ai regjim u rrëzua nga ato zgjedhjet që organizojë dhe mbajti Edi Rama, me PSSH, të dielën më 30 Qershor, të cilat me të drejt lideri opozitar Luzim Basha, i ka qujatur "Arkivolin e Demokracisë, dhe Votës së Lirë" në Shqipëri.
 
Pasazhi përkatës, që është shfaqur nga Stalini, dhe që thuhet se: 
 
"Ju e dini, shokë," thoshte Stalini, " që unë mendoj në lidhje me zgjedhjet e votimit e popullit tim: e konsideroj krejtësisht të parëndësishme se kush në parti, do të votojë ose si, por ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme, është kjo - kush do të numërojë votat dhe si “. 
 
 Në një këndvështim autentik me citimin e Stalinit, erdhi edhe Edi Rama më 30 Qershor 2019. 
 
Për këtë do të duan apo nuk do të duan t’a pranojnë tashmë, atë që ndodhi dje në Shqipëri, me zgjedhjet e 30 Qershorit, qofshin këta diplomat apo lider të Brukselit dhe të Uashingtonit (Mathew Palmer i Departamentit të Shtetit me dekleratat e tij), 30 Qershori hyri në histori si zgjedhjet e para të këtyre 28 vjeteve me një Parti dhe me një kandidat (Edi Ramën).
 
 Citimi i Stalinit na dha çdogjë të ngjashme me citimin në shkrimet e botuara për udhëheqësin sovjetik, dhe rivilatizmin me Edi Ramën, në zgjedhjet e zhvilluara nga ai, numëruar nga ai, vulosur nga dhe fituar po nga ai me mbi 99 përqind fitues kudo.... 
 
Mbas 30 Qershorit, megjithëse, mundësia mbetet që ajo të mund të ishte për të nxjerrë mësime nga historia, dhe jo që historia të përseritej nga citimi mbi Stalinin me atë që ndodhi dje në Shqipëri - me Edi Ramën, është autentike sot për ti treguar jo vetëm shqiptarve, por edhe Brukselit e Uashingtonit, se në Shqipëri, ranë velerat e demokracisë.
 
Zgjedhjet në Shqipëri, 29 vjet mbasi ai regjim u rrëzua, po bëhen vetëm nga Edi Rama, ( a thua se s'ka PS tjetër lider) i cili është djali i një ish anëtari të KQPPSH, një ish Stalinisti, të thekur, dhe nip i një ish sekretari i Politburove, që nga 1945-deri 1980, por është edhe ai që bëri “fluturimin” e tij, nga një bij i Bllokut, në një i ri i asaj kohe, që donte t'a përbyste atë regjim të etrve të tij.
 
.
 Megjithse, ishte edhe babaii tij dhe daja i tij – por ja që koha e atij urragani për liri e demokraci,"Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa", e kishte marrë ( e kishte zënë) me vete, këtu dhe 28 vjet më parë, edhe atë “rrebelin” Edi Rama, i cili kur nuk mund të qëndronte më pjesë e regjimit mizor, kur pa gjithë atë levizje gjithë popullore që kishte shpërthyer, dhe nuk kishte të ndalur. 
 
Pra, sot edhe, në qoftë se ai citim i Stalinit, kishte mbetur i veçantë, dhe nuk ka pasur asnjë rast për të gjetur ngjashmëri perveçse me Enver Hoxhën për 45 vjet, as për 28 vjet, për sa që u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste, në Shqipëri, prej kur nisi ajo Lëvizja Studentore, por ja që duam apo nuk duam ta pranojmë, do të ishte ky i 30 Qershorit, qe është më i përngjashmi.
 
30 Qershori përfundojë me zgjedhjet e para me një parti në Shqipëri, dhe me një kandidat, dhe tashmë , këto votime do të jenë të disponueshëm për historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, në shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, arbaisht, dhe, ekziston një mundësi të jenë të përkthyera edhe nga rusët, të cilët e kishin e harruar, dhe do t'u ngjallet atyre edhe me nostaligjinë e Stalinit, me Putinizmin.
 
 Në 30 Qershor, Edi Rama, u tregojë, shqiptarëve në radhë parë, dhe Brukselit e Uashingtonit më pas ( Mathew Palmer)  se si makina e tij qeveritare, prej se kur erdhi në pushtet, u ndërtua nëpërmjet manipulimit të votave, shit-blerjen e votave, kriminalizmit dhe drogës,( përgjimet e Bild në komunikimet e atyre që do të zgjidheshin dhe anëtarve të kabinetit me kriminelët ). 
 
Sot, mbas 30 Qershorit, ne shikojmë se sa e majta është ende relevante në politikën shqiptare, dhe Shqipërinë, dhe këtë e shprehu sot një ditë pas zgjedhjeve edhe Prof. Paskal Milo i PDS, e cila do bëhet kështu partia e parë ish-aleate e Ramës, që pranon shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta : “Nuk është e rëndësishme data, por stabiliteti i vendit. Zgjedhjet e njëanshme nuk i shërbejnë integrimit. Zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse”, ka thën Milo i PSD-së.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat