Senatori italian i bën “jehonë” fjalëve të Metës kundër Sorosit

Shqipëria

Senatori italian i bën “jehonë” fjalëve të Metës kundër Sorosit

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 21:27
Ilir Meta dhe Manuel Vescovi

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Presidenti i Republikës, Ilir Meta paralajmëroi miliarderin George Soros se nuk mund të tallet me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Fjalët e Metës gjetën mbështetje të fortë edhe nga nënkryetari i delegacionit italian në Këshillin e Evropës, Manuel Vescovi.

Ai ka shpërndarë qëndrimin e Metës për Sorosin në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Kam dy fjalë dhe për Sorosin, shpesh komploton kundër demokracisë, i them Sorosit t’i gëzojë miliardat e veta, Shqipëria është vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, se Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për Zot Shqipërisë, është i racës së Avni Rustemit, jo i Nikola Gruevskit”, tha Meta sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat