Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet, Kodheli: PS të nxisë prokurorinë për hetim

Shqipëria

Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet, Kodheli: PS të nxisë prokurorinë për hetim

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:47
Mimi Kodheli

Duke komentuar dy kërkesat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për ndëshkimin e politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe atyre që kanë bashkëpunuar me krimin, deputetja socialiste, Mimi Kodheli, thotë se PS duhet të ftojë prokurorinë ti shkojë deri në fund kësaj çështje.

Kodheli madje shpreh gatishmërinë për t'u ulur në tryezë dialogu me opozitën për të gjitha problemet zgjedhore, por pa vënë kushte.

Mimi Kodheli: Situata politike në Shqipëri vazhdon të mbetet e nderë. PS do të ftonte prokurorinë dhe duhet ta bëjë këtë për ti shkuar deri në fund të gjitha denoncimeve. Hajde të hapim të gjitha kutitë, për çdo gjë. Ka shumë kuti që kanë përfunduar në lumin  Erzen. Po ti hyjmë historisë së zgjedhjeve shqiptare ka ngjarje shumë të rënda.Hajde ta bëjmë bashkarisht ndryshe. A duhet të bëjmë një katarsis dhe të ndryshojmë të gjitha sistemet që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë në proceset zgjedhore hajde ta bëjmë bashkë. Jam dakord të ulemi në tryezë kurdo që opozita do të jetë e gatshme ta bëjë këtë pa vënë kushte. Nëse vë kushte, historia është një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat