Meta: Aleanca me SHBA nuk vihet në diskutim, intrigantët duan të na përçajnë

Shqipëria

Meta: Aleanca me SHBA nuk vihet në diskutim, intrigantët duan të na përçajnë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:59
Ilir Meta

Një konferencë e fundit e Ilir Metës pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri ku nuk kurseu kritikat as për komunitetin ndërkombëtar, bëri që të interpretohet si shfaqje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje, deklaratat e Metës u komentuan edhe nga mediat amerikane.

Në artikullin e “Fox News” thuhej se presidenti shqiptar ka drejtuar akuza edhe komunitetit ndërkombëtar, përfshi BE-në dhe SHBA-në, pasi u ka bërë thirrje diplomatëve të mos bëhen qesharakë e të mos luajnë me kushtetutën e Shqipërisë.

Megjithatë, në një ceremoni për emërtimin e rrugës Gjakovë-Tropojë në Qafë Morinë ku ishte i pranishëm edhe ai vet, Meta deklaroi se nuk ka forcë në botë e cila vë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane.

Ai tha se raportet e mes dy kombeve janë të thella dhe të pa rrezikuara pavarësisht nga intrigat që bëhen për të përçarë shqiptarët në emër të SHBA-së.

Meta: Nuk ka forcë në botë e cila vë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane

“Nuk ka forcë në botë e cila vë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane. U përpoq komunizmi për 50 vite të shuante çdo ndjenjë pro-amerikane, por ja që nuk ia arriti dot për shkak se historia e dy vendeve tona e dy kombeve tona është shumë e thellë dhe është e pa rrezikuar pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë për t’i përçarë shqiptarët ne emër të gjoja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat