Shkarkimi i Presidentit, Kuvendi mblidhet të hënën për ngritjen e Komisionit Hetimor

Shqipëria

Shkarkimi i Presidentit, Kuvendi mblidhet të hënën për ngritjen e Komisionit Hetimor

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:53
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën për të shqyrtuar raportin e Komisionit të Ligjeve dhe propozimin e këtij komisioni për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat