KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Alma Brati - Bota Sot
KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Alma Brati

Shqipëria

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Alma Brati

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 12:12
Foto

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Gjyqtaren e Shkallës së Parë, Alma Brati

Ndërkohë, rezulton se Brati ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë. Gjykatësja Alma Brati ishte konfirmuar më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është edhe shkalla e parë e vettingut.

Pavarësisht vendimit të KPK-së, ishte Komisioneri Publik ai që apeloi vendimin dhe pas kërkesës së këtij të fundit, KPA rinisi hetimin administrativ ndaj Bratit. Në KPA janë paraqitur prova të reja shtesë, të cilat siç duket kanë qenë bindëse për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren Bratin.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...