Turistët sllovenë interes të madh për të vizituar Shqipërinë - Bota Sot
Turistët sllovenë interes të madh për të vizituar Shqipërinë

Shqipëria

Turistët sllovenë interes të madh për të vizituar Shqipërinë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:09
Shqipëria

Interesi i turistëve sllovenë për të për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri është rritur.

Këtij fluksi të shtuar, Ambasada e Shqipërisë në Slloveni i është përgjigjur pozitivisht duke ofruar kontakte me agjenci e operatorë turizmi në Shqipëri.

Gjatë periudhës së fundit katër mujore, Ambasada ka intensifikuar veprimtaritë promovuese të turizmit shqiptar. Ndërkohë ka patur rritje të interesit të qytetarëve sllovenë, studentëve, njerëzve të thjeshtë, zyrtarëve, si dhe atyre të apasionuar për turizmin e aventurës, për të vizituar e kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Përveç ofrimit të kontakteve me agjenci e operatorë turizmi në Shqipëri, Ambasada ka vënë në dispozicion materiale e informacion për turizmin e kulinarinë shqiptare, asetet kulturore e historike të vendit, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...