Siguria ushqimore, AKU apel qytetarëve: Kujdes ku blini, shikoni etiketat - Bota Sot
Siguria ushqimore, AKU apel qytetarëve: Kujdes ku blini, shikoni etiketat

Shqipëria

Siguria ushqimore, AKU apel qytetarëve: Kujdes ku blini, shikoni etiketat

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:57
Ilustrim

Prodhuesit dhe tregtarët e produkteve me origjinë shtazore janë vendosur në qendër të kontrolleve të AKU në Elbasan këto ditë të nxehta, për shkak të rrezikshmërisë që ato mund të paraqesin. Por krahas kontrolleve, AKU këshillon qytetarët që të tregojnë kujdes për produktet që zgjedhin të kenë në tavolinë!

Subjektet që prodhojnë e tregojnë prodhime me origjinë shtazore, nga mishi tek Bulmeti janë vendosur në fokus të kontrolleve të AKU në Elbasan për shkak të rrezikshmërisë që mund të paraqesin për konsumatorët këto ditë të nxehta vere.

Nga 83 kontrolle të kryera vetëm për korrikun, janë marrë 15 masa administrative ku në dy raste është sekuestruar edhe produkti. Kryesisht në subjektet që janë planifikuar për sezonin turistik veror.

Vëmendje e vecantë spas AKU po i kushtohet monitorimit të bizneseve në zonat turistike.

Firdus Kurti: Të gjitha restorantet, aty ku ka më shumë frekuentime, aty ka dhe më shumë lëvizje të turistëve ashtu edhe të njerëzve të tjerë që dalin.

Por krahas kontrolleve të autoriteteve kërkohet edhe kujdes nga vetë qytetarët.

Zgjidhni me kujdes vendin ku do të blini dhe shikoni me vëmendje etiketat ose dokumentacionet shoqëruese është këshilla e AKU. 

Firdus Kurti: "Produktet me origjinë shtazore janë produkte të cilat prishen shpejt gjatë kësaj periudhe dhe duhet të krijohen kushtet për ruajtjen e tyre. Gjithashtu të shikojnë datat e skadencës."  

Në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU thotë se vijon edhe lufta ndaj informalitetit në këtë sektorin e prodhimit, me rëndësi të veçantë kjo për cilësinë e produktit që përfundon në tryezën e konsumatorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...