Policia e Gjirokastrës ka zbarkuar në Lazarat, ku 5 persona janë arrestuar për kulitivim të lëndëve narkotike.
"Në kuadër të operacionit të koduar "Sopoti"për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, policia zbuloi në oborret e banesave 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike",sqaron policia.
Të arrestuarit janë:
B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;
M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;
B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./oranews/