Habit Lleshaj: E kujtoni 97’? Çdokush mund të ketë vrarë njerëz dhe ende nuk e di - Bota Sot
Habit Lleshaj: E kujtoni 97’? Çdokush mund të ketë vrarë njerëz dhe ende nuk e di

Shqipëria

Habit Lleshaj: E kujtoni 97’? Çdokush mund të ketë vrarë njerëz dhe ende nuk e di

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:04
Sandër Lleshaj

Një deklaratë të çuditshme ka bërë këtë të enjte Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili riktheu në vëmendje vitin 1997 nga aula e parlamentit, duke thënë se çdo shqiptar që ka qëlluar në ajër në atë kohë, mund të ketë vrarë një njeri dhe ende nuk e di se ka kryer krim.

 “Sa më shumë ta ngushtojmë hapësirën e përdorimit të armëve ose mbajtjes së armëve, aq më shumë i kemi shërbyer jetës së qytetarëve tanë. Mos harroni se në vitin e famshëm 97 në Shqipëri janë vrarë mijëra njerëz në mënyrë të pavullnetshme, thjesht për faktin se Shqiptarët nuk e dinin ende në atë kohë diferencën mes një instrumenti muzikor dhe një instrumenti që quhet pushkë dhe nga kënaqësia që u shkaktonte tingulli i plumbave që dilnin, kanë vrarë njerëz dhe sot nuk e dinë që kanë vrarë. I kanë hedhur ato plumba në ajër të cilët diku kanë rënë , kanë vrarë dikë dhe dikush sot nuk mund të jetë i qartë që s’ka vrarë njeri.

Deklarimi i Lleshajt erdhi teksa në parlament diskutoheshin ndryshimet e reja në kodin penal, e veçanërisht ashpërsimi i masave për dhunën ndaj uniformës së policisë, mjekëve si dhe një sërë ndryshimesh të tjera.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj paralajmëroi se Shqipëria mund dhe duhet të prodhojë armë.

“Shqipëria është një vend që nuk ka kufizime në prodhimin e armëve. Parimisht edhe Shqipëria mund të prodhojë armë. Ka prodhuar, mund të prodhojë edhe nesër , mbase edhe duhet të prodhojë nesër”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...