Vrau bashkëshorten me thikë për arsye xhelozie, si e njihnin të afërmit Ardian Kukën - Bota Sot
Vrau bashkëshorten me thikë për arsye xhelozie, si e njihnin të afërmit Ardian Kukën

Shqipëria

Vrau bashkëshorten me thikë për arsye xhelozie, si e njihnin të afërmit Ardian Kukën

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 11:30
Autori dhe Vvktima

Dyshimet se gruaja e tradhtonte çuan në vrasjen e 36-vjeçares dhe më pas vetëmbytjen e autorit. Ardian Kuka, pak orë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, mbyti veten në zonë e quajtur “Sektori Rinia” në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në periferi të Durrësit, në Lagjen 15, e njohur ndryshe si Spitallë. Pas krimit, Kuka u largua nga shtëpia, ndërsa Policia ishte vënë në kërkim të tij. Trupi i 37-vjeçarit u gjet mëngjesin e së shtunës, ndërsa Policia mohon faktin që në makinë apo shtëpi të jetë gjetur ndonjë letër e lënë nga ai pas krimit.

Trupi

Ishin pushuesit, që kishin frekuentuar bregdetin e veriut të Durrësit këtë të shtunë, ata që pikasën trupin e pajetë të 37-vjeçarit Ardian Kuka, të cilin Policia e kishte shpallur në kërkim që prej orës 16:30 të së premtes, kohë kur ai qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten pas një debati të ashpër dhe më pas u largua me shpejtësi në drejtim të paditur me makinë.

“Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme. Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në ‘Sektorin Rinia’, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K. rreth 37 vjeç, banues në Lagjen nr.15, Durrës. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi, me të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit. Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e premte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia.

37- vjeçari prej kohësh punonte si shofer për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Durrës, ku ishte shoferi person i kunatit të Vangjush Dakos, i cili mban dhe pozicion drejtues në OSHEE Durrës. Persona që e njihnin nga afër Kukën tregojnë se ai njihej si person i qetë dhe mjaft pozitiv. Por, kohët e fundit ai kishte një marrëdhënie të tensionuar me bashkëshorten, me të cilën ka dhe një fëmijë të mitur.

Motivimi

Grupi hetimor i ngritur për të hetuar krimin në familje, që tronditi jo vetëm Durrësin por mbarë opinionin publik, ka dalë në konkluzionin se xhelozia e bashkëshortit ndaj së shoqes (ndoshta pa arsye konkrete) ishte bërë shkaktare për zënkat dhe konfliktet që shoqëronin muajt e fundit çiftin Kuka. Nga të afërmit e familjes, “Panorama” mësoi se Ardiani njihej si person xheloz ndaj bashkëshortes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...