Neritan Ceka: Rama nuk ka të drejtë morale për të vendosur për një teatër që nuk shkel

Shqipëria

Neritan Ceka: Rama nuk ka të drejtë morale për të vendosur për një teatër që nuk shkel

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:21
Neritan Ceka

Nga emisioni “Arena” në RTV Ora ku është i ftuar arkeologu Neritan Ceka u shpreh se ata që nuk shkojnë kurrë në teatër marrin një vendim për ata që e bëjnë teatrin dhe shkojnë në teatër

Ceka: Ata që nuk shkojnë kurrë në teatër marrin një vendim për ata që e bëjnë teatrin dhe shkojnë në teatër. Unë kam shkuar në atë teatër që 5 vjeç dhe nuk e kam parë kurrë, zotin Edi Rama, zotin Erion Veliaj, ministrat e kësaj qeveria në asnjë teatër. Unë shkoj kudo, në atë Kombëtar, tek Turbinat. Nuk shoh kurrë asnjë nga këta. Nuk kanë të drejtën morale të vendosin për një teatër që nuk shkelin. Mund të vendosin për kazinotë, hotelet me 5 yje, fluturimet por i vetmi vend që këta njerëz nuk kanë të drejtë të marrin vendim është Teatri Kombëtar."

Edhe Auron Tare mendon se Teatri Kombëtar ka rëndësinë e vet për pjesën historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat