Në Shqipëri, fëmijët nuk do të lejohen në qendra interneti pa prindërit

Shqipëria

Në Shqipëri, fëmijët nuk do të lejohen në qendra interneti pa prindërit

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, për moslejimin e fëmijëve nën moshën 14-vjeç, të pashoqëruar në qendra interneti, tashmë janë miratuar me vendim qeverie.

Ky vendim është marrë me qëllimin për të mbrojtur fëmijët nga informacioni që ata marrin, i cili mund të jetë i dëmshëm, si dhe për të mbrojtur privatësinë dhe identitetin e tyre.

Nevoja për ketë vendim, lindi pasi po jetojmë në një mjedis digjital, ku komunikimi virtual është shumë herë më i lartë se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe se interneti ndikon në psikologjinë e fëmijës.

Vendimi sapo ka hyrë në fuqi dhe së shpejti do të mblidhet dhe grupi i ekspertëve për të vendosur se si do të vijohet më tej, për kontrollimin e qendrave të internetit, për zbatueshmërinë e këtij vendimi./rtsh/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat