Fushatë e orkestruar në Shqipëri kundër ministrit Cakaj

Shqipëria

Fushatë e orkestruar në Shqipëri kundër ministrit Cakaj

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 21:16
Gent Cakaj

Ka disa ditë që nëpër rrjete sociale dhe media po qarkullon një citim që i është mveshur ministrit në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj. Paragrafi që po qarkullon është plotësisht i pakuptimtë, i mbushur me fjalë të huaja dhe të tepërta:

“Konstruktiviteti dhe elokuenca kreative afeksionuese mbi produktivitetin mbresëlënës sinjifikativ të establishmentit, ruan një posturë të stabilitetit konseguent mbi ecurinë prosperative, pa suspenduar luajalitetin kredibël të qeverisë”

Citimi në fjalë fillimisht u iniciua nga një gazetare e mirënjohur në Shqipëri, e cila vetëm disa orë më pas e hoqi lajmin nga profili i saj.

Megjithë hulumtimin që Indeksonline ka bërë nëpër fjalime dhe paraqitjet publike të ministrit Cakaj, citimi në fjalë nuk është gjetur askund.

Indeksonline nga burime të sigurta mëson se e gjithë kjo është lajm i fabrikuar dhe përbën një fushatë të orkestruar që disa persona në Shqipëri kanë nisur kundër ministrit Cakaj pas shkarkimeve që ky i fundit i ka bërë në këtë ministri. Nga këto burime, Indeksonline mëson se lajmi është inicuar nga gazetarja e famshme në Shqipëri, B.Nj., e cila me disa nga të shkarkuarit ka lidhje familjare. Sipas burimeve, familjarët e saj janë shkarkuar për shkak të korrupsionit dhe parregullësive të tjera që i kanë kryer në këtë ministrisë gjatë angazhimit të tyre.

Po ashtu, edhe pronari i një medium tjetër që i ka dhënë shtytje kësaj fushate mësohet se ka interesa personale në këtë fushatë të orkestruar pasi, sipas burimeve, atij i është shkarkuar bashkëshortja nga ministri Cakaj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ministri në detyrë, Gent Cakaj, është cak i fushatave denigruese nga persona e medie të caktuara në Shqipëri dhe Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat