Shkatërrohen 4 banda shqiptare, arrestohen 17 persona

Shqipëria

Shkatërrohen 4 banda shqiptare, arrestohen 17 persona

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 20:17
Foto

Anëtarët e 4 bandash shqiptare, të specializuara në vjedhje apartamentesh, me bazë në Paderno Dugnano dhe me plot 57 raste grabitjesh mes Milanos, Brescia, Monza Brianza, Como, Kremones, janë arrestuar nga policia italiane.

Bëhet fjalë për 17 shtetas shqiptarë, pa asnjë vendbanim fiks në Itali dhe të mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet italiane, janë arrestuar me akuzat e vjedhjes, vrasjes në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Falë implikimit në operacion të agjentëve civilë dhe monitorimi i kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi i 17 anëtarëve.

Sipas mediave italiane, bandat edhe pse punonin në fusha të ndryshme, shpeshherë ndihmonin njëra-tjetrën në aktivitetet kriminale, raporton Syri.net.

Këto grupe, nga muaji prill deri në momentin e ndalimit kishin kryer 57 grabitje banesash, ndonjëherë edhe me praninë e banorëve.

Vjedhjet e të cilave dyshohet janë regjistruar në krahinat e Milanos (23), Monza dhe Brianza (1), Brescia (1), Como (8), Kremona (4), Lecco (3) dhe Varese (17).

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta, një revolver, një armë gjysmëautomatike, dy makina, radiomarrëse, 2000 euro cash dhe mallra të tjera të vjedhura.

Sipas policisë italiane, para arrestimit, ata ishin gati të largoheshin nga vendi për t'u kthyer në Shqipëri.

Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat