Çmenduria e radhës! Në Dhërmi paguhet edhe karrikja

Shqipëria

Çmenduria e radhës! Në Dhërmi paguhet edhe karrikja

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 21:19
Dhërmi

Një ndër vendet më të frekuentuara gjatë sezonit veror është jugu i Shqipërisë, i cili njihet jo vetëm për plazhin e mrekullueshëm por edhe për çmimet e kripura.

Por këtë radhë ka kaluar çdo pritshmëri në faturat, të cilat kur vijnë në tavolinë, pushuesit nuk u besojnë syve pasi shohin çudira nga më të ndryshmet.

Një pushuesi nga Kosova, përveç ushqimit në kupon i kanë faturuar edhe karriget, në të cilat ishte ulur.

Kështu ai ka paguar edhe tavolinën me tri karrige në një restorant në plazhin e Dhërmiut, saktësisht 450 lekë për tri karrige, ku në total fatura e tij kishte kushtuar 2.950.00 lekë.

Image

Karriget ishin shtypur në faturë me emrin “Cover”, pasi pushuesi kishte pyetur kamarierin se çfarë do të thotë ky produkt i faturueshëm, ai i kishte thënë se janë karriget për vendin ku jeni ulur.

Një karrige kishte kushtuar 150 lekë. E ndërsa, arsyetimi i kamarierit shqiptar kishte qenë se e njëjta gjë ndodh edhe në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat