Nga 1 janari 2019 janë kryer 12,177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë.
Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se tani është momenti i duhur për të dhuruar gjak.
“Nuk ka kohë më të mirë për të dhuruar gjak se tani nevojat rriten, ndaj dhurimi vullnetar është zgjidhja! Cili grup gjaku je? Dhuro Gjak Shpëto Jetë. Bashkë ja dalim të sigurojmë. Gjak të Sigurt për të Gjithë. Nga 1 Janari janë kryer 12 177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë”, -thotë ministrja.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur prej kohësh fushatën solidare për dhurimin e gjakut.