“Mos hyni në ujë, ka rrezik”, njoftim urgjent për pushuesit në Velipojë

Shqipëria

“Mos hyni në ujë, ka rrezik”, njoftim urgjent për pushuesit në Velipojë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:53
Velipojë

Për shkak të motit të keq Bashkia e Shkodrës njofton se në këto kushte, duhet të shmanget futja në det. Sipas bashkisë së Shkodrës vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri.

Megjithatë angazhimi dhe kujdesi e qytetarëve është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.

Bashkia e Shkodrës bën me dije se ndryshimi i papritur i motit orët e fundit, ka shkaktuar anomali të shumta në shumë pjesë të territorit dhe veçanërisht në Plazhin e Velipojës.

Deti vazhdon të jetë shumë i trazuar dhe dallgët të larta e të rrezikshme. Në këto kushte, i bëjmë thirrje të gjithë personave që janë në plazhin e Velipojës të shmangin futjen në det!

Vrojtuesit e plazhit vazhdojnë të jenë në gatishmëri. Angazhimi dhe kujdesi juaj është i nevojshëm në situatën e vështirë të motit në plazhin e Velipojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat