Lirohet ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko

Shqipëria

Lirohet ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 11:05
Arben Cuko

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar të mërkurën ish-deputeti socialist Arben Çuko. Togat e zeza vendosën të ndryshojnë masën nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje" për ish-drejtor i Burgjeve Arben Çuko.

Gjykata ndërkohë pak ditë më parë, konkretisht me 16 korrik, ka kthyer dosjen për plotësim hetimesh duke i konsideruar ato të deritanishme të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Ish-drejtori i Burgjeve Çuko u arrestua gjate operacionit "VOL-VO4" në 18 tetor të vitit të kaluar dhe akuzohej për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat