Italia rezolutë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

Shqipëria

Italia rezolutë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:27
Gramoz Ruçi, ka falënderuar homologun e tij, Roberto Fico

Parlamenti i Italisë ka miratuar një rezolutë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë nismë të italianëve, kreu i Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi, ka falënderuar homologun e tij, Roberto Fico, duke e cilësuar Italinë një fqinj të çmuar dhe partner të fuqishëm.

“Mirënjohje për Rezolutën në mbështetje të negociatave. Italia, fqinj i çmuar dhe partner i fuqishëm. Të bindur për mbështetjen e Italisë në KE në tetor”, ka thënë mes të tjerash Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat