“Çdo biznes do paguajë tarifë shtesë tek Olsi” Basha: Kriza politike do mbyllet me politikanë në burg

Shqipëria

“Çdo biznes do paguajë tarifë shtesë tek Olsi” Basha: Kriza politike do mbyllet me politikanë në burg

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 19:13
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaurar se kriza politike në Shqipëri do të zgjidhet jo përmes një pazari, por vetëm me politikanë me pranga në duar.

Basha: Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Europë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar.

Nga Maliqi në takim simpatizantë të PD-së, Basha u shpreh se përveçse grabitjeve flagrante, Rama po bën gati një tjetër skenar të vjedhjes përmes kasave fiskale dhe ligjit të ri për të vendosur bnjë program online për fiskun e bizneseve. Kryedemokrati deklaroi se në fakt pas kësaj ideje fshihet vëllai i kryeministrit dhe jo një kompani e huaj.

Basha: Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot Balldrenin, 7-fish koston e rrugës, shikoni Orikum Vlorën. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë. Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t’i fusë ato para në xhep”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës theksoi se e vetmja politikë e Ramës është hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, me PPP, grabitja e bregdetit, e minierave, e naftës, e taksave. “Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëve, për rritjen e kostos së jetës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat