Vranë pronarin e marketit dhe i plagosën gruan, jepet dënimi për dy të akuzuarit

Shqipëria

Vranë pronarin e marketit dhe i plagosën gruan, jepet dënimi për dy të akuzuarit

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 10:27
Jepet dënimi për dy të akuzuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin ditën e sotme, për dy të dyshuarit si autorë të vrasjes së ndodhur një vit më parë në zonën e Kamzës, ku gjatë një tentative grabitje, u vra i zoti i marketit Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij, Rita Buci.

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm 28-vjeçarin Vladimir Kurti , i dyshuari kryesor për krimin dhe me 26 vite burg, bashkëpunëtorin e tij Rruzhdi Hoda 26 vjeç.

Në gjykatë si Kurti dhe Hoda deklaruan se nuk kishin për qëllim të vrisnin njeri, por se situata iu doli nga kontrolli për shkak se të zotët e marketit kishin bërë rezistencë, duke i goditur me sendet që shisnin.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, teksa Hoda ka qenë bashkëpunëtor i tij, ndonëse nuk e ka shkrepur ai këmbëzën.

Krimi i rëndë ndodhi në prill të vitit 2018, duke tronditur mbarë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat