Shqiptari hero në Suedi, shpëton fqinjin nga flakët - Bota Sot
Shqiptari hero në Suedi, shpëton fqinjin nga flakët

Shqipëria

Shqiptari hero në Suedi, shpëton fqinjin nga flakët

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 22:26
Kelman Qibini

Një zjarr i rëndë shpërtheu në një bllok banesash në Alby të Suedisë të dielën në mbrëmje.

Sipas mediave vendase një shqiptar së bashku me fqinjët e tjerë janë kthyer në heronj, duke u ardhur në ndihmë të rrezikuarve dhe duke shpëtuar një burrë nga flakët, pasi kishte mbetur i bllokuar në shtëpi.

Flakët që përfshinë zonën ishin shumë të mëdha dhe nëse fqinjët nuk do të ndërhynin me shpejtësi zjarri mund të shkaktonte edhe viktima. Zjarri fillimisht kishte rënë në kuzhinën e banesave dhe më pas ishte shpërndarë me shpejtësi, ku brenda ishte një person.

Ishte shqiptari nga Tepelena Kelman Qibini, i cili ishte futur i pari për të shpëtuar fqinjin. “Dëgjova nga jashtë që ai po bërtiste dhe hyra brenda flakëve. Nëse nuk do të ndërhyja dhe personi do të kishte vdekur, do ishte shumë e vështirë të jetoja me këtë mendim”, tha ai për mediat suedeze. Qibini, së bashku me bashkëshorten e tij Matilda kishin vetëm tre muaj që ishin transferuar në zonë, por që tashmë janë kthyer në heronj të vërtetë.

Kelmani tregon se kishte hyrë brenda, por dera ishte e bllokuar. Më pas, tre fqinj të tjerë, që po hidhnin ujë nga dritaret i kanë ardhur në ndihmë për të nxjerrë personin e bllokuar brenda. Burri që jetonte në shtëpi pësoi djegie të rënda, sipas zjarrfikësve, por edhe shtatë nga tetë fqinjët që nxituan ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga banesa duhej të shkonin në spital për shkak të thithjes së tymit.

“Ka qenë e vështirë të flemë sonte. Jam akoma i mërzitur nga ajo që ndodhi” tha Kelman Qibini. Në fund Kelman jep edhe një mesazh për komunitetin. “Unë ndoshta kam bërë atë që shumica e njerëzve do të kishin bërë në këtë situatë. Dhe ne ishim shumë fqinj që i ndihmuam”, tregon shqiptari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...