Këshilltari i Presidentit: 13 tetori, i realizueshëm

Shqipëria

Këshilltari i Presidentit: 13 tetori, i realizueshëm

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:42
Bledar Dervishi

Një ditë pasi Agron Duka tha se në 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje, këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishi tha se kjo datë është e realizueshme.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Dervishi e konsideroi deklaratën e Agron Dukës, politike, duke mos pranuar të bëjë shumë komente.

Bledar Dervishi: Dekreti për 13 tetorin është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë. Pozitën ligjore të dekreteve, e kemi sqaruar që e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Ato janë akte në fuqi. Data 13 tetor është ditë zgjedhjesh për pushtetin vendor, e caktuar me një akt që është në fuqi. Kanë ndodhur zhvillimet politike, disa forca kanë paraqitur kërkesën për regjistrim. KQZ ka shfaqur vullnetin për të mos u mbledhur. Ky është një proces ligjor që tashmë i takon forcave politike. Ne besojmë se 13 tetori është datë zgjedhjesh e mundshme për tu realizuar. Sot jemi të fokusuar që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më shpejt, sepse sot ajo nuk është funksionale. 

Pyetje: Në rast se nuk do të mbahen zgjedhjet, cili do të jetë pozicioni i Presidentit Meta?

Bledar Dervishi: Pyetja është e drejtpërdrejtë dhe përgjigjja do të jetë po e tillë, ju pytetët për pozicionin e Presidentit të Republikës, lejojani vetes tja bëni këtë pyetje Presidentit të Republikës. 

Dervishi nuk pranoi të komentonte deklaratën e Agron Dukës në RTV Ora, se në 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje.

Bledar Dervishi: Unë nuk do të dëshiroja të komentoja një deklaratë politike. Institucioni i presidentit ka folur qartë, ka folur dy herë me dekret për çështjen e 13 tetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat