Basha: U dhunua bashkia e Kamzës, Rakip Suli duhet të ishe dënuar - Bota Sot
Basha: U dhunua bashkia e Kamzës, Rakip Suli duhet të ishe dënuar

Shqipëria

Basha: U dhunua bashkia e Kamzës, Rakip Suli duhet të ishe dënuar

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 00:13
Bashkia e Kamzës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi Rakip Suli mori detyrën e kryebashkiakut të Kamzës. Në një status në Facebook, Basha thotë se institucioni i bashkisë u dhunua dhe zaptua.

Basha hodhi akuza mbi kryebashkiakun e ri, duke thënë se duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar.

Reagimi i Lulzim Bashës

Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...