Fran Frrokaj lëshon zyrën në paqe: S'kam ndëmend të baltos 16 vite pune - Bota Sot
Fran Frrokaj lëshon zyrën në paqe: S'kam ndëmend të baltos 16 vite pune

Shqipëria

Fran Frrokaj lëshon zyrën në paqe: S'kam ndëmend të baltos 16 vite pune

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:23
Fran Frrokaj

Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistencë gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit proçes i cili do të zhvillohet nesër. Në një dalje për mediat kryetari demokrat në largim Fran Frrokaj tha se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tijë 30 qershori ishte një farsë.

Fran Frrokaj: "Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë."

Si ish student i dhjetorit Frrokaj thotë se në situaten aktuale po vendi po shkon drejt diktatures, ndërsa shton se ka besim tek lideri i opozites Lulzim Basha.

Gjatë prononcimit për mediat Fran Frrokaj nuk e fsheh ambicien për të rikandiduar sërish për Bashkinë e Lezhës nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të tijë 4-vjeçar në krye të bashkise janë realizuar një sërë investimesh të rëndësisishme si në qytet ashtu edhe në fshatra, duke pëmiresuar në këtë mënyre jetesën e banorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...