Protestë në Skrapar kundër HEC-it, banorët: Projekti na lë pa ujë - Bota Sot
Protestë në Skrapar kundër HEC-it, banorët: Projekti na lë pa ujë

Shqipëria

Protestë në Skrapar kundër HEC-it, banorët: Projekti na lë pa ujë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:00
Protestë në Skrapar kundër HEC-it

Banorët e fshatit Backë në Skrapar janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të një hec-i. Ndonëse janë ankuar te firma përgjegjëse, bashkia dhe prefektuara, këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimin e tyre dhe që lidhet me rrezikun e mbetjes pa ujë.

130 familje të fshatit thonë se projekti i lë pa ujë dhe se projekti është devijuar nga plani fillestar.

“Është devijuar projekti dhe marrëveshja që kemi firmosur. Projekti i ri lë pa pikë ujë fshatin. Projekti i ri bllokon tërësisht burimin “Kroi Mbret”, nga i cili fshati mer ujë për të pirë, për nevojat vetjake dhe për bagëtitë në stane”, thonë banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...