Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.
Neësbomb.al mëson se regjisori ka vuajtur prej kohësh nga diabeti dhe mëngjesin e sotëm ka pësuar një arrest kardiak.
Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.
Ndërkohë burime për Newsbomb.al bëjnë me dije bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur.
Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat.
Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani është një humbje e madhe për kinematografinë në Shqipëri dhe jo vetëm.