Pushuesit rikthehen në Pishporo, shumë emigrantë në një nga tre plazhet e Fierit - Bota Sot
Pushuesit rikthehen në Pishporo, shumë emigrantë në një nga tre plazhet e Fierit

Shqipëria

Pushuesit rikthehen në Pishporo, shumë emigrantë në një nga tre plazhet e Fierit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:29
Plazhi i Pishporos

Plazhi i Pishporos në rrethin e Fierit, që prej dy vitesh është në plazhin më të preferuar për fierakët dhe banorët e kësaj zone që jetojnë jashtë vendit. Disa vite më parë, bregdeti i Pishporos ka qenë më pak i shfrytëzuar nga pushuesit për shkak të mungesës së infrastrukturës. Përmirësimi i kësaj të fundit dhe hapja e disa lokaleve modeste e ka rritur ndjeshëm frekuentimin e këtij bregdeti, thuajse të virgjër.

Pushuesit thonë se kushtet janë shumë të mira, është shumë pastër dhe hapësirat midis çadrave janë të bollshme. Çmimet janë të përballueshme, ndërsa ushqimi është bio dhe i freskët.

Disa pushues që janë emigrantë në Greqi thonë se mundësitë e argëtimit në plazhin e Pishporos janë shumë më të mira se në vende të tjera, pasi pjesa më e madhe e bregdetit është hapësirë publike.

Gatimet e zonës dhe peshku i freskët i detit janë çelësi i suksesit të lokaleve modeste që ndodhen në plazhin e Pishporos.

Plazhi i Pishporos së bashku me Darëzezën dhe Semanin, janë tre plazhe që frekuentohen jo vetëm nga banorët e Fierit dhe zonave përreth, por janë të preferuar edhe për pushuesit nga Berati, Lushnja e Mallakastra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...