Skandali me turistët spanjollë! ‘E kam mik kryeministrin…’ Biseda e Kokëdhimës me avokatët e tij - Bota Sot
Skandali me turistët spanjollë! ‘E kam mik kryeministrin…’ Biseda e Kokëdhimës me avokatët e tij

Shqipëria

Skandali me turistët spanjollë! ‘E kam mik kryeministrin…’ Biseda e Kokëdhimës me avokatët e tij

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:20
Mihal Kokëdhima

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot masa e sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri

Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?

Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…

Mihal Kokëdhima: E kam mik

Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...