Qeveria i bllokoi financimet, PD Shkodër: Hakmarrje e Edi Ramës - Bota Sot
Qeveria i bllokoi financimet, PD Shkodër: Hakmarrje e Edi Ramës

Shqipëria

Qeveria i bllokoi financimet, PD Shkodër: Hakmarrje e Edi Ramës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Partia Demokratike dega Shkodër ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave, e cila vendosi të bllokojë  financimet për bashkinë e metropolit verior.

Selia blu e cilëson këtë si hakmarrja të Edi Ramës për Shkodrën dhe qytetarët e saj. Ministria e Finacave dhe e Ekonomisë bllokoi financimet për Shkodrën me aryetimin se kryetares aktuale, Voltana Ademit, i ka mbaruar mandati.

Reagimi i plotë:

Edi Rama fillon menjëherë hakmarrjen kundrejt Shkodrës !Pas protestave në qytetin e Shkodrës,Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë,Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër,duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime.

E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës,prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje,në qytetin tonë ka sjellë 0 investime,e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta. Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë po i bllokon shërbimet qytetarëve të Shkodrës. Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë.Çfarëdo që të bësh,duhet ta dish mirë që fundi jot dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra!#partiademokratikeShkoder #pd

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...