Në pranga sapo doli nga Ambasada e SHBA, jepet masa e sigurisë për 41 vjeçarin - Bota Sot
Në pranga sapo doli nga Ambasada e SHBA, jepet masa e sigurisë për 41 vjeçarin

Shqipëria

Në pranga sapo doli nga Ambasada e SHBA, jepet masa e sigurisë për 41 vjeçarin

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:09
Agron Selmani

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agron Selmanin, 41 vjeç, i cili u arrestua pak ditë më parë sapo doli nga ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”.

Më 21 gusht, Top Channel raportoi historinë e 41 vjeçarit, të cilit iu hodhën prangat nga forcat ‘Shqiponja’ menjëherë sapo Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi rastin e falsifikimit e mashtrimit me vizat, që konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

Agron Selmani, siç thonë burime të besueshme të policisë, ishte fitues i lotarisë amerikane. Por mes dokumentave që ka dorëzuar në ambasadë përpara se të intervistohej, ai ka depozituar edhe të dhëna të rreme, siç ishte një diplomë që e paraqiste 41 vjeçarin si të diplomuar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...