Kryemadhi kujton anëtarësimin në PS: 30 vjet më parë ndoqa zemrën time!

Shqipëria

Kryemadhi kujton anëtarësimin në PS: 30 vjet më parë ndoqa zemrën time!

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:40
Monika Kryemadhi

Tashmë është kryetare e LSI, por Monika Kryemadhi në kampin e LRI-së në Jalë ka kujtuar anëtarësimin e saj në PS 30 vjet më parë.

E emocionuar, ajo tha se me vullnetin e saj të plotë së bashku me të rinj të tjerë vendosi të anëtarësohej në PS për ta ndryshuar atë parti.

E majta shqiptare dhe Kryemadhi nuk nis me Partinë Komuniste dhe as mbaron me historinë e Rilindjes.

Kryemadhi: Të gjithë ju duhet të dëgjoni zemrën tuaj, ashtu si unë 30 vjet më parë dëgjova zemrën time në dhjetor 1991 që u bëra anëtare e PS. Edhe pse në atë kohë theu statusin e partisë së saj që nuk lejoheshin të rinj nën moshën 18 vjeç që të bëheshin anëtarë partie. Megjithatë unë mora me bindjen dhe vullnet të plotë teserën e PS, edhe pse të rinjtë i largoheshin asaj partie unë isha një nga shumë e shumë të rinj të cilët vendosëm për tu anëtarësuar dhe për ta ndryshuar atë parti. Në fakt e ndryshuam dhe shumë socialistë që besonin se vlerat e social demokracisë, tek vlerat e të majtës shqiptare, sepse e majta shqiptare nuk fillon me Partinë Komuniste dhe as nuk mbaron me historinë e Rilindjes. Historia e të majtës shqiptare fillon që në kohën e Rilindjes, atyre patriotëve që aspironin një barazi për popullin e tyre.  

Kryemadhi kishte edhe një mesazh për të rinjtë, duke i kujtuar atyre që përballë kanë një betejë të fortë, pasi shteti është i kapur.

Kryemadhi: Këto ditë që kemi kaluar kanë qenë ditë të vështira për partitë politike, për LSI, PD për partitë e tjera të opozitës, për PS, për qeverisjen, për parlamentin për të gjitha institucioneve, por të jeni të bindur që ditët e partive politike nuk kanë asgjë përpara vuajtjeve varfërisë dhe degradimit të shoqërisë shqiptare. Këto ditë të vështira nuk janë asgjë përpara përgjegjësisë që ne duhet të kemi ndaj shqiptarëve. Ne si LSI, por ju si të rinj keni përgjegjësinë për të ndryshuar këtë realitet. Është e vështirë sepse shteti është i kapur, janë institucionet e kapura, është një betejë përballë një krimi të organizuar ndërkombëtar, është një betejë e vështirë por kjo do ju bëjë më të veçantë. Përballja juaj do të jetë fitimtare, sepse ëndrrat tuaja janë më të forta sesa etja dhe makutëria e klasës politike dhe qeverisjes tonë.

Kryetarja e LSI, teksa foli për partinë që drejton, tha se kjo forcë politike lindi si një parti që theu monopolin e dy partive të mëdha.

Kryemadhi: Kjo është LSI, një parti që hyri në historinë e politikës shqiptare si një forcë politike që theu mitin e dy partive të mëdha, theu monopolin e dy forcave politike të cilat bënin kungulleshkash me njëra-tjetrën. Krijimi i LSI futi në lojë atë shtresë të shqiptarëve që nuk e gjenin veten as të një parti ish-komuniste dhe as te një parti anti komuniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat