Djali i Soros vjen në Tiranë për të takuar Ramën

Shqipëria

Djali i Soros vjen në Tiranë për të takuar Ramën

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 06:15
Edi Rama dhe Alex Soros

Nga Parisi në Tiranë, edhe një herë Soros është takuar me Ramën.

Alex Soros, djali i George, një ndër miliarderët më të diskutuar në publik si person që ndikon në politikat e vendeve ku përfshihet, ka mbërritur në Tiranë.

Në promon që i ka bërë kësaj vizite, ka publikuar foto me kryeministrin Rama.

“Selfie me Edin! E mrekullueshme të kthehesh në Shqipërinë e bukur për të takuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me perspektivat për bashkëpunim rajonal, përparim ekonomik dhe gjithëpërfshirës”, shoqëron foton, Aleksandër Soros.

Takimi tjetër publik mes Soros dhe Ramës ishte para disa muajsh në Paris. Nuk dihet përse djali 33 vjeçar i Soros kryen takime të një niveli kaq të lartë, por disa thonë se George Soros për shkak të moshës është duke ia deleguar disa gjëra të birit.

Në fakt Alex Soros është zëvendëskreu i fondacionit Soros që njihet dhe emrin Shoqëria e hapur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat