Një qen i antidrogës greke zbuloi në makinën e një 22-vjeçari nga Shqipëria 14 pako që përmbajnë 15 kilogramë marijuanë të papërpunuar.
Sipas policisë greke, operacioni në zonën e Sajadhës, fare afër kufirit shqiptar, vjen pas një dyshimi policor, por ndihma e qenit të antidrogës ishte vendimtare për të zbuluar lëndën narkotike.
Një ditë më parë policia shqiptare zbuloi në një automjet që kalonte drejt Greqisë, në Pikën e Qafëbotës, një tjetër sasi me disa dhjetëra kilogramë narkotikë.
Trafikantët synojnë të kalojnë këto ditë sasi narkotikësh drejt Greqisë përmes pikëkalimeve kufitare shqiptaro greke duke u munduar të përfitojnë nga fluksi i lartë i lëvizjes për shkak të sezonit turistik.
Kontrollet në Pikat kufitare keto ditë janë më të reduktuara për shkak të lëvizjes së madhe të mjeteve dhe njerëzve.