I theu brinjët gruas dhe e kafshoi në kokë, arrestohet shqiptari në Itali

Shqipëria

I theu brinjët gruas dhe e kafshoi në kokë, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Shqiptari me inicialet H.S., 20 vjeç, ka rënë në pranga në Itali për dhunë ndaj gruas së tij.

Sipas medieve italiane, i riu e ka qëlluar bashkëshorten me grushte dhe madje e ka kafshuar në kokë, në prezencë të vajzës së tyre 2 vjeçe.

Kanë qenë fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi dëgjuan britmat me zë të lartë të gruas. E transportuar në Spitalin e Ragusas, shqiptraja u diagnostikua me thyerje të shumta brinjës dhe plagë në kokë, shkaktuar nga e kafshuara, transmeton “Tch”.

Vogëlushja u gjet në gjendje të rënduar psikologjike, e cila në momentet që babai i saj ka ushtruar dhunë ndaj të ëmës, ka qarë dëshpërimisht pa pushim.

Madje, mësohet se burri e ka detyruar bashkëshorten që të flejë në një dhomë tjetër larg vajzës së vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat