Pamjet tronditëse/ Burri rreh gruan në sy të fëmijëve, rrënqethëse të qarat e tyre - Bota Sot
Pamjet tronditëse/ Burri rreh gruan në sy të fëmijëve, rrënqethëse të qarat e tyre

Shqipëria

Pamjet tronditëse/ Burri rreh gruan në sy të fëmijëve, rrënqethëse të qarat e tyre

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:11
Pamje nga video

Publikohen pamje rrëqethëse që nuk duhen parë nga fëmijë. Historia e rëndë e dhunimit prej 8 vitesh martesë e kësaj vajze u publikua sot në emisionin ‘Me zemer te hapur’, që nxori edhe videot e rrahjes barbare.

Skenat makabre ndodhin në banesën e një familje në Allias në Tiranë. Historia tragjike ka si protagoniste një 31-vjeçare, nënë të 3 fëmijëve,(vuan nga probleme të shëndetit mendor) e cila prej vitesh dhunohej nga burri i saj, person me aftësi të kufizuar.

Në video shihet se si ajo goditet nga burri i saj, ndërsa mes tyre ndodhet vjehrra, ndërsa dëgjohen ulërimat lutëse të fëmijëve që babai ta ndalet.

Para 9 vitesh, vajza e saj u martua. E ëma u vu në dijeni për dhunën e vazhdueshme që ajo pësonte nga burri me të njëjtat probleme dhe vjehrra.

Nëna e një 31 vjeçare ka rrëfyer sot historinë e tmerrshme në emisionin “Me zemer te hapur”, se çfarë ka përjetuar vajza e saj me probleme të shëndetit mendor në familjen ku e kishin kërkuar me shkesi.

“Ajo është njohur me shkesë, kanë ardhur më kanë thënë është një person. Njëri ma kërkoi gocën, i thashë ai burrë s’është për gocën time se janë të dy njësoj. Vajza vuante nga probleme të shëndetit mendor. Më erdhi një tjetër. I thashë nuk është nuse për ty mos ma merrni në qafë, nuk të hyn në punë. Jo e bëj unë tha. Po nuk është për ty moj Sofi mos më merr në qafë. Jo tha e bëj unë nuse për së mbari. Hajt thash qoftë e mbarë. Pas një viti filluan konfliktet. Vajza s’më ka treguar fare, më ka treguar lagjja, bo bo ku e ke çuar, ku e ke futur në atë familje.

Vajza ishte nevrike, agrsive, do i rrije mbrapa se kisha frikë mos ikte. Ka 8 vite dhunë barbare. Që në fëmijën e parë e kam marrë, e mbajta një javë dhe iku prap se nuk rrinte dot pa fëmijën. U detyrova e çova prapë. Sa kthej krahët unë filluan prapë. Bisedova me vjehrren e vajzës, Sofinë, më thoshte më rreh, më gjuan, e ka fajin e jotja. Dhunën e denonconte vjehrra në rajonin 4, mbi 4-5 herë kanë shkuar në polici. Vajza nuk më tregonte fare. E kanë nxjerrë edhe për të lypur rrugëve”.

Skenat e dhunës janë bërë sot publike nga nëna e 31-vjeçares, Hanke Pirra. Ajo tregoi nga studio e emisionit se shkak për dhunën në familje është bërë vjehrra e vajzës së saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...