“Spektakël i garantuar politik”, detajet e pranisë së Ilir Metës në Komisionin Hetimor - Bota Sot
“Spektakël i garantuar politik”, detajet e pranisë së Ilir Metës në Komisionin Hetimor

Shqipëria

“Spektakël i garantuar politik”, detajet e pranisë së Ilir Metës në Komisionin Hetimor

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:34
Ilir Meta

Ora 10 e të hënës do ta gjejë presidentin Ilir Meta përballë komisionit të posaçëm hetimor parlamentar.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision hetimor për t’u pyetur si i dyshuar  mbi shkeljen e kushtetutës, iniciuar kjo nga maxhoranca socialiste e Edi Ramës.

Top Channel ka mësuar se në këtë përballje, presidenti nuk do të jetë i vetëm, por do shoqërohet nga 3 këshilltarë.

Presidentit nuk do t’i lexohet formula e betimit, pasi ai është person nën hetim. Rregullorja e komisioneve parlamentare parashikon që formula e betimit i lexohet dëshmitarëve.

Pritet me interes strategjia që do të ndjekë presidenti përballë këtij komisioni, nëse ai do të mjaftohet duke lexuar argumentet e dërgura në mënyrë shkresore komisionit hetimor përmes një shkrese prej 25 faqesh, apo do të preferojë që këtë seancë ta zhvillojë përmes pyetje-përgjigjeve.

Po me aq interes pritet edhe qëndrimi i presidentit në raport me kryetarin e Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, për të cilin presidenca nuk është kursyer t’i përmendë një bisedë audio, pas zgjedhjeve në Dibër, publikuar nga gazeta Bild.

Përballja e presidentit me Komisionin Hetimor pritet të jetë një “spektakël i garantuar” politik me të gjitha karakteristikat që mbart Ilir Meta; qetësinë, dashurinë, debatin, artikulimin e fortë politik në mbrojtje të zhdekretimit të datës së zgjedhjeve.  Mbi të gjitha mesazhet që do t’i dërgojë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Mesazhin e parë e dha dy ditë më parë, duke risjellë në vëmendje një deklaratë gjatë mitingut të  11 viteve më parë, kur kundërshtonte marrëveshjen e 21 prillit, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës e cila ndryshoi thellësisht kushtetutën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...