Frok Çupi: Ilir Meta braktis opozitën për interesa pragmatiste - Bota Sot
Frok Çupi: Ilir Meta braktis opozitën për interesa pragmatiste

Shqipëria

Frok Çupi: Ilir Meta braktis opozitën për interesa pragmatiste

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 18:12
Frok Çupi

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, publicisti dhe analisti Frok Çupi foli rreth asaj që e cilësoi si ngjarjen e ditës, e cila filloi vitin politik; saktësisht seanca dëgjimore e presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor.

Sipas tij, Meta braktisi bashkëpunëtorët opozitarë dhe u përpoq të krijonte ura komunikimi me mazhorancën.

“Çfarë mund të thuash shkurtimisht se çfrarë ndodhi sot në komision është që papritur politika mori një kthesë shumë të rëndësishme, të ndjeshme. Kryetari i shtetit nga një person në hetim u kthye në një zyrtar ndihmës të penduar, kjo është kthesa e parë. Një kthesë tjetër që ndodhi sot në seancë është se presidenti nga një person agresiv ndaj mazhorancës, sot lëshoi ura për të pasur garancinë e mazhorancës dhe hodhi poshtë bashkëpunëtorët e vet opozitarë. U distancua nga opozita, të cilën e përfaqësonte deri në momentet e fundit “, u shpreh Çupi.

Më tej vazhdoi:

“Në momentin kur Ilir Meta  u ndodh në presion, sidomos të aleatëve  dhe kur e pa që bashkëpunëtorët e tij, sigurisht nën udhëheqjen e tij, e tepruan me terrozimin  dhe kur e konstatoi se terrorizmi politik i opozitës kishte lënë gjurmë në kanalet e politikës dhe diplomacisë botërore dhe kur perceptoi se kishte një shans që t’i linte ata që shkaktuan terrorizëm për t’u bashkuar me mazhorancën ai e bëri këtë. Së dyti e bëri sepse Ilir Meta e pa veten sot jo si president më, por si kryetar të asaj partie që ka themeluar. Ai tentoi qa ta ankorojë atë parti në zgjedhjet e ardhshme, ta ankorojë përsëri në mazhorancë duke hedhur poshtë aleancën me Partinë Demokratike , duke akuzuar PD-në dhe kryetaren e LSI-së, që është edhe bashëkshortja, duke i akuzar për drejtues të terrorizmit. Ai tentoi që ta shkëpusë atë parti që mbetet për ta ankoruar në mazhorancën socialiste”, përfundoi Çupi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...